July 2024
M T W T F S S
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
293031  
July 2, 2024

Tronditet Roma, klauzola e lirimit të Dybala e ulët, një klub gati ta paguajë menjëherë

2 min read

Verën e kaluar, Dybala zgjodhi të pranojë ofertën e Romës për të rifilluar. Dhe ia doli: pavarësisht dëmtimeve të shumta, argjentinasi ka treguar se është një futbollist i kategorisë superiore.

Fati i tij, në këtë pikë, mund të kryqëzohet me atë të një argjentinasi tjetër, më të mirin nga të gjithë. Christopher Galtier në fakt ka shpallur lamtumirën e Lionel Messit me Paris Saint-Germain. Pas vetëm dy vitesh dhe pa arritur të sillte objektivin e Champions League, Pleshti vendosi të largohej.

Ndërkohë, PSG ka nevojë për një zëvendësues dhe ideja e fundit mund të jetë Dybala, duke përfituar nga klauzola e lirimit në kontratën e lojtarit me Romën. Në fakt, ai mund të lirohet për vetëm 12 milionë euro.

Një shifër tepër tërheqëse për klubin francez, i cili mund të sigurojë talentin e tij me një kosto të papërfillshme dhe me një pagë shumë më të ulët se mbi 30 milionët e Messit. Në atë pikë, përveç Dybala-s, Campos gjithashtu mund të vendosë të fokusohet tek dikush tjetër dhe të plotësojë repartin e sulmit.

Do të ishte një goditje e rëndë për tifozët e Romës, të cilët gjithashtu mund të përshëndeten edhe me Mourinhon: e ardhmja e portugezit do të vendoset në javët e ardhshme dhe mund të bashkohet me Dybalan në Paris.

(BalkanWeb)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *