July 2024
M T W T F S S
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
293031  
July 2, 2024

Bellingham do të kalojë te Real Madridi për një shumë më të ulët se sa është raportuar

1 min read

Mediat e huaja shkruajnë se është vetëm çështje ditësh që transferimi i Jude Bellingham nga Borussia Dortmund te Real Madridi të bëhet zyrtar.

Lojtari që po shihet si zëvendës i Luka Modricit në klubin spanjoll tashmë ka rënë dakord për kushtet personale për transferimin e të tij në Real Madrid dhe tashmë është në pritje të marrëveshjes mes klubeve.

Shuma e transferimit mund të jetë më e ulët se sa ishte paralajmëruar.

Është shkruar se Bellingham do të shkojë në Real Madrid për 150 milionë euro, por çmimi në fakt mund të jetë dukshëm më i ulët.

Christian Falk, redaktor i rubrikës së futbollit në Bild, ka thënë se marrëveshja do të realizohet për 120 milionë euro.

Bellingham u kërkua nga shumë gjigantë evropianë dhe ra shumë në sy interesimi i Liverpoolit dhe Manchester Cityt.

Sipas mediave spanjolle, Bellingham kishte oferta më të mira financiare, por dëshira e tij ishte të vinte në Real Madridi, pasi ata i premtuan rolin e liderit të mesfushës dhe anglezi do të ulë në bankë Luka Modricin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *