20 autubusë drejt Podujevës, kryetari i ‘Arpagjikëve’ paralajmëron udhëtimin më të madh në historinë e tyre

Skuadra e Lirisë dhe ajo e Ferizajt do të përballen të dielën në stadiumin ‘Zahir Pajaziti’ në Podujevë.

Fituesi i këtij takimi do të sigurojë një vend në Superligën e Kosovës për edicionin e ardshshëm, me ndeshjen që pritet të jetë jashtëzakonisht e rivalizuar dhe me shumë spektakël.

Spektakël nuk do të ketë vetëm në fushë, por edhe në tribuna, atje ku ‘Arapagjikët’ nga Prizreni dhe ‘Ujqit’ nga Ferizaj, kanë paralajmëruar udhëtime masovike.

Udhëheqësi i tifo-grupit nga Prizrenit, Muhamed Bytyqi zbuloi për ‘GazetaBlic Sport’ se rreth 20 autubusë do të udhëtojnë në drejtim të Podujevës, me udhëtimin që pritet të jetë më i madhi në histori të klubit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *