Kreu i FFK-së ndjek nga afër “Play-Off”-in Nacional, inkurajon talentet e rinj

Në Kampin Nacional ë të futbollit në Hajvali, janë duke u zhvillua4 ndeshjet e “Play-Off”-it Nacional për kategoritë U13, U15 dhe U17. Ndeshjet e sotme nga afër i ka ndjekur edhe presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi i shoqëruar nga drejtuesi i KF 2 Korriku, Rexhep Baholli dhe anëtari i KE të FFK-së, Ismail Ajeti, i cili është përgjegjës i këtij aktiviteti.
“Kënaqësi të shohësh talente të shumta duke i treguar aftësitë e tyre të jashtëzakonshme në fushën e gjelbër. Të rinjtë tanë kanë talent të madh dhe potencial për të arritur në nivele të larta të futbollit, prandaj do të vazhdojmë të investojmë për t’u krijuar kushte sa më të mira, në mënyrë që, ata, të ardhmen e tyre ta shohin duke qenë pjesë e kësaj loje. Bashkë Për Futbollin”, ka shkruar Ademi në Facebook.