Zidane ka refuzuar ofertën marramendëse të Al-Nasr

Legjenda franceze Zinedine Zidane ka refuzuar një ofertë marramendëse nga klubi saudit Al-Nasr për t’u bërë trajner i kësaj skuadre dhe për të bashkëpunuar sërish me Cristiano Ronaldon.
Drejtuesit e Al-Nasr i ofruan atij 150 milionë euro, por francezi i falënderoi ata dhe theksoi se nuk është i interesuar për një bashkëpunim të tillë për momentin.
Zidane bëri të ditur se dëshiron të rikthehet në profesionin e trajnerit pas dështimit të objektivit të tij të parë, për t’u bërë trajneri i ri i kombëtares franceze të futbollit.
Ai fitoi dy tituj të La Ligës në dy raste në krye të Real Madridit dhe fitoi trofeun e Ligës së Kampionëve tri herë. Zidane është pa klub që nga viti 2021, derisa ka qenë i lidhur me klube si Real Madrid, PSG dhe Juventus.