April 2026
M T W T F S S
 12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930  
April 13, 2026

Llapi nderoi tre ish-futbollistët dëshmorë të kombit

Sot në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë u zhvillua ndeshja përkujtimore për tre dëshmorët, ish-futbollistë të Llapit, Milazim Berisha, Kujtim Aliu dhe Vllaznim Emini, ku u përballen Veteranët e Llapit me Veteranët e Kombëtares së Kosovës.

I pranishëm në këtë aktivitet ishte edhe kryetari i FFK-së, Agim Ademi, i cili ka bërë një postim në rrjetet sociale.

Postimi i Ademit:

Sot nderuam dhe përkujtuam tre dëshmorët, ish-futbollistë të Llapit, Milazim Berisha, Kujtim Aliu dhe Vllaznim Emini!

Stadiumi”Zahir Pajaziti” edhe këtë herë bashkoi ish-futbollistë, familjarë të dëshmorëve dhe zyrtarë institucional në një ndeshje përkujtimore ndërmjet Veteranëve të Llapit dhe Veteranëve të Kombëtares së Kosovës.

Ky aktivitet tradicional organizohet nga KF Llapi, për të nderuar tre legjendat e futbollit llapjan dhe për të treguar respektin tonë për kontributin e jashtëzakonshëm në fushën e gjelbër, e në veçanti për heroizmin e tyre për lirinë e Kosovës.

I përjetshëm kujtimi për Milazimin, Kujtimin dhe Vllaznimin!

Lavdi dëshmorëve!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *