“Rilindja Kids Tournament” mbahet më 10 e 11 qershor

Kryeqyteti i Kosovës do të mbledhë sërish fëmijë nga qytete të ndryshme shqiptare në kuadër të edicionit të pestë të turneut tradicional “Rilindja Kids Tournament”. Ky turne, i cili organizohet nga KF “Rilindja”, më 10 dhe 11 qershor në stadiumin “Ibrahim Gashi” në Toukbashçe, vjen në nderim të shënimit të Ditës së Çlirimit të Prishtinës.

KF Rilindja, si klubi organizator, është krenar për organizimin e këtij turneu mbarëkombëtar. Ky event premton të jetë një spektakël, duke përfshirë ndeshje intensive, shfaqje të mrekullueshme të talenteve dhe konkurrencë të fortë.

Presidenti i KF Rilindja, Fadil Gashi, ka bërë të ditur se tashmë shumë ekipe nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Lugina e Preshevës e kanë konfirmuar pjesëmarrjen, andaj edhe sivjet ky turne do të jetë një festival futbolli, ku fëmijët e grupmoshave 9-vjeç dhe 11-vjeç do të shpalosin talentin e tyre në fushën e gjelbër dhe do të rrisin besimin në vlerat që i përfaqëson loja e futbollit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *