February 2026
M T W T F S S
 1
2345678
9101112131415
16171819202122
232425262728  
February 14, 2026

Malisheva siguron qëndrimin në ligë me fitoren ndaj Dritës

Malisheva ka marrë fitore të madhe në udhëtim te Drita në kuadër të javës së 35-të në Albi Mall Superligën e Kosovës për ta siguruar mbijetesën, por edhe për t’i shuar vendasve shpresat për titull.

Pjesa e parë nisi më mirë për skuadrën nga Gjilani, që kishte iniciativën.

Por, me kalimin e minutave – malishevasit u këndellën dhe filluan ta bënin lojën e tyre.

Në 45 minutat e parë nuk pati gola, por në të dytën ishte një pamje tjetër.

Ishte minuta e 58-të e takimit kur Malisheva ia doli të kalonte në epërsi me golin e Ronald Sobowales.

Në minutat e mbetur, Drita shkoi me të gjitha forcat në sulm, mirëpo mbrojta e Malishevës ishte e pathyeshme.

Pas javës së 35-të, Drita është në vendin e dytë me 67 pikë, pesë më pak se Ballkani që e mbrojti titullin, ndërsa Malisheva është në të gjashtin me 43 sosh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *