February 2026
M T W T F S S
 1
2345678
9101112131415
16171819202122
232425262728  
February 15, 2026

Klopp supsendohet me dy ndeshje, mungon ndaj Aston Villas

Jurgen Klopp është pezulluar me dy ndeshje pas akuzave ndaj gjyqtarit Paul Tierney, në fitoren 4:3 të Liverpoolit ndaj Tottenhamit muajin e kaluar.

Klopp morri një suspendim për komentet e tij pas ndeshjes, suspendim ky i cili hynë në fuqi menjëherë.

Ndërkaq, suspendimi i ndeshjes së dytë do të vlejë deri në fund të sezonit të ardhshëm 2023/24 me kushtin që Klopp nuk do të thyejë më rregullat gjatë kësaj periudhe.

Po ashtu, Klopp është gjobitur edhe me £75,000 (86,385 euro).

“Jurgen Klopp e ka pranuar që komentet e tij sa i përket gjyqtarit të ndeshjes, gjatë intervistës për media pas ndeshjes, përbëjnë sjellje të pahijshme pasi nënkuptojnë njëanshmëri, vënë në pikëpyetje integritetin e gjyqtarit, janë personale, ofenduese dhe e sjellin lojën në përbuzje”, thuhet në një deklaratë të Federatës Angleze.

Klopp e sulmoi me fjalë Tierneyn pas fitores së Liverpoolit ndaj Tottenhamit më 30 prill, ndërsa gjyqtari anglez e ndëshkoi më pas trajnerin e “Të Kuqve” me karton të verdhë.

Suspendimi i Klopp nënkupton që ai nuk do të jetë i pranishëm në ndeshjen e fundit të këtij sezoni të Liverpoolit si vendas në “Anfield Road” kundër Aston Villas.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *