Mirlind Daku shënon hat-trick në Slloveni

Mirlind Daku ka shkëlqyer në fitoren që Mura e shënoi të shtunën në përballjen kundër Goricas.
Daku të shtunën në kuadër të xhiros së 35-të të elitës së futbollit të Sllovenisë, shënoi “hat-trick” në fitoren 4:2 të Muras.
Mesfushori shqiptar Bernard Karrica shënoi i pari për mysafirët në minutën e tetë, ndërsa tregolëshin sulmuesi 25-vjeçar, Daku, e kompletoi në pjesën e dytë.
Ai fillimisht shënoi për barazimin e rezultatin në 2:2, në minutën e 53-të.
Golit tjetër për 3:2 iu gëzua vetëm dy minuta më pas, pasi u shërbye nga kroati Ivan Shariq.
Tregolëshin ndërkohë e kompletoi në minutën e 69-të.
Daku ishte titullar dhe e kompletoi ndeshjen te Mura.
Karrica luajti deri në minutën e 74-t.
Mura pas 35 ndeshjeve ka 49 pikë në pozitën e gjashtë.
Gorica mbetet me 24 pikë..