Allegri: Nuk kam asgjë për t’i qortuar djemtë, Pogba është i jashtëzakonshëm

Duke folur për mikrofonat e “Sky Sport”, trajneri Massimiliano Allegri komentoi si vijon barazimin me Sevilla në Ligën e Evropës: “Deri në golin e Sevilla, skuadra ime po lunate mirë. Ne rrezikuam të dilnim nga loja, por më pas djemtë patën një ndeshje të mirë. Pjesa e dytë. Në fund, e merituam barazimin”.
Sa e rëndësishme ishte përfshirja e Pogba?
Kur luan në gjysmëfushën e kundërshtarit, ai bëhet një lojtar i jashtëzakonshëm. Nëse do të ishte në gjendje të mirë, padyshim që do ta aktivizoja si titullar. Ai dha një kontribut të madh.
A kishte faull ndaj Rabiot?
Ne nuk diskutojmë dhe nuk themi kurrë asgjë për arbitrat. Duhet të pranojmë vendimet e tyre. Pozitive është se nuk pranuam golin e dytë, skuadra ishte e mirë për të vazhduar lojën. Gjyqtarët do të shohin nëse ishte penallti apo jo. Duhet të mendojmë për fushën, tashmë kemi folur mjaftueshëm për episodet e pafavorshme, kemi humbur shumë energji jashtë drejtkëndëshit të gjelbër. Dëshira për të shkuar në finale është aty, duhet të kesh besim.
Si e vlerësoni ndeshjen në përgjithësi?
Ne i dinim vështirësitë. E pësuam golin në kundërsulmin e parë në fushë të hapur, duhej të ishim më të kujdesshëm. Ishte një pjesë e dytë e mirë, dhamë më shumë se rezultati i merituar. Ne duhet të kthehemi në rrugën e duhur në kampionat dhe më pas të mendojmë për kthimin ndaj Sevilla. Nuk kam asgjë për t’i qortuar djemtë.
Çfarë ndeshjeje prisni në kthim?
Është një finale në shtëpinë e Sevilla, ata janë shumë të mirë. Katër lojtarët përpara të Sevilla vrapuan si të çmendur.