Interi e mbyll pjesën e parë me epërsi komode ndaj Milanit

Është mbyllur pjesa e parë e ndeshjes gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, ku Interi po udhëheq me rezultat 2-0.
Ndeshja nisi në mënyrën më të mirë për Interin që shënoi që në start.
Zhvillohej minuta e tetë, kur Edin Dzeko gjuajti bukur nga brenda zonës pas harkimit të Hakan Calhanoglu, për të shënuar gol të bukur për 1-0.
Vetëm pas dy minutash erdhi edhe goli i dytë në këtë ndeshje.
Henrikh Mkhitaryan mori një top nga Federico Dimarco për të shënuar nga brenda zonës për 2-0.
Milani u bë i gjallë në minutën e 30-të kur Davide Calabria gjuajti jashtë porte.
Pas një minute Interi fitoi penallti, por gjyqtari pasi shikoi në VAR pa që ndërhyrja ndaj Lautaro Martinez ishte shumë e lehtë dhe e anuloi.
Në minutat e fundit të pjesës së parë Milani tentoi të bënte me shumë, por sulmet e tyre nuk ishin të rrezikshme.