Interi me bilanc më të mirë se Milani në 5 ndeshjet e fundit direkte

Milan dhe Inter do të përballen sonte në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve.
Pritet të jetë një ndeshje e ‘zjarrtë’ në San Siro, me dy skuadrat që kërkojnë fitoren e madhe dhe një rezultat sa më pozitiv para ndeshjes kthyese.
Një pritje 18-vjeçare do të përfundojë sonte mbrëma pasi që të dy skuadrat do të ndeshen në një derbi të Ligës së Kampionëve për herë të parë që nga viti 2005.
Analizuar 5 ndeshjet e fundit, Interi ka bilanc më të mirë se skuadra e Milanit, duke fituar tre ndeshje. Milani ka fituar një, kurse një tjetër ka përfunduar me barazim
