Dani Alves mbetet në burg, Gjykata refuzon kërkesën e tij

Gjykata Supreme e Katalonjës ka refuzuar kërkesën e lirisë me kusht të futbollistit brazilian Dani Alves, i cili që prej datës 20 janar ndodhet në burgun Brians 2 në Barcelonë. Alves është akuzuar për përdhunim të një vajze në një tualet të një diskoteke në Barcelonë.
Mbrojtësi i njohur 40-vjeçar kishte kërkuar liri me kusht, por gjykata vendosi që ai të vazhdonte të qëndronte në burg. Hetimi për këtë çështje ende po vazhdon, ndërsa Alves vazhdon të deklarojë pafajësinë e tij.
Komunikata e dhënë nga gjykata e distriktit të 15-të të Barcelonës konfirmoi vendimin për refuzimin e lirimit me kusht të Alves.