February 2026
M T W T F S S
 1
2345678
9101112131415
16171819202122
232425262728  
February 14, 2026

Florent Muslija lojtari më i mirë i muajit prill

Florent Muslija e ka fituar çmimin e lojtarit më të mirë të muajit prill në skuadrën e Paderbornit. Mesfushori i Kombëtares së Kosovës siguroi vendin e parë me 65.2 për qind të votave. Shokët e tij të skuadrës Raphael Obermair (18.6 përqind) dhe Maximilian Rohr (16.2 përqind) pasuan në vendin e dytë dhe të tretë.

Muslija javët e fundit është bërë garant i golave për Paderbornin. Gjatë prillit në çdo ndeshje, Florenti ishte i përfshirë në të paktën një gol. Ai shënoi në katër ndeshje radhazi kundër Greuther Fürth (3:2), SV Darmstadt 98 (1:2), FC Hansa Rostock (3:0) dhe SV Sandhausen (2:2).

Forma e tij e mirë pa dyshim gëzon të gjithë tifozët dardanë, pasi në muajin e ardhshëm Kosova zhvillon dy ndeshje kruciale për fatin e kualifikimeve për EURO 2024, kundër Rumanisë dhe Bjellorusisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *