July 2024
M T W T F S S
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
293031  
July 4, 2024

Ramadani: Çdo pikë është e vlefshme

1 min read

Trajneri i Gjilanit, Zekirija Ramadani, i është gëzuar barazimit në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, kundër Prishtinës.

Me barazimin pa gola të dielën në xhiron e 33-të, Gjilani e ruajti diferencën e pikëve me vendin e katërt, në të cilën aktualisht është Prishtina.

“Nëse e marrim nga fillimi i kampionatit, sulmi, mesfushori dhe mbrojtja kanë qenë shumë mirë. Pas problemeve që kishim, u larguan disa lojtarë. Por jam i kënaqur me lojtarët. Kemi mbajtur vendin e tretë me dinjitet, luftë e sakrificë. Nga janari kemi qenë gjithçka në rregull, edhe në aspektin financiar. Na ka pezulluar problemi i Solomonit. Po të ishte ai, unë vetë kam qenë futbollist, dhe kur nuk ke konkurrencë luan më ndryshe. Njësoj edhe me Zekën. Zeka nuk ka konkurrencë në sulm për momentin. Mendoj që sot djemtë dhanë maksimumin. Ishte derbi i vërtetë. Në pjesën e fundit u mbrojtëm me të gjitha forcat pasi ishim me një lojtar më pak në fushë. Në këtë fazë të garës, çdo pikë e fituar është e vlefshme”, theksoi Ramadani pas ndeshjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *