Floret Muslija i pandalshëm, shënon gol dhe i siguron një pikë Paderbornit

Florent Muslija ka vazhduar me formën fantastike në Bundesliga 2 me fanellën e Paderbornit.
Mesfushori kosovar ka shënuar golin e barazimit për Paderbornin në udhëtim te Hamburg 2-2.
24-vjeçari fitoi një penallti në minutën e 73-të e pastaj mori përgjegjësinë duke e dërguar brenda rrjetës.
Për reprezentuesin kosovar ky ishte goli i nëntë këtë edicion, teksa ka edhe pesë asistime.