June 2026
M T W T F S S
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
2930  
June 2, 2026

Idrizi: Na mungoi fati

Trajneri i Trepçës ’89, Shpëtim Idrizi, ka theksuar se mitrovicasit në duelin kundër Gjilanit ishin në mungesë vetëm të fatit.

Idrizi theksoi se pati shumë mungesa në ekip. Munguan kapiteni Ardian Muja, Samir Sahiti dhe Ahmet Haliti.

“Sot na mungoi vetëm fati. I bëmë të gjitha. Kemi mundur edhe ta humbim ndeshjen të jemi real sepse ishte ndeshje e hapur. Rastet më të mira i patëm ne, qëlluam edhe shtyllën. Meritat i ka portieri Koliçi që me eksperiencë të madhe na mohoi fitoren. Lojtarët dhanë maksimumin ndaj Gjilanit. Nuk është e lehtë sepse Gjilani është skuadër me përvojë të madhe. Ndoshta nuk jam edhe aq i kënaqur me një pikë, por si shkoi loja, e rëndësishme është që nuk humbëm. Realisht, ambicia jonë ishte ta fitojmë ndeshjen. Na u vështirësuan punët me barazim, por duhet ta mbajmë kokën lartë dhe të mos dorëzohemi sepse kanë mbetur edhe pesë ndeshje. Besoj te këta djem dhe në fund besoj se do të jemi pjesë e Superligës. Kishim mungesa të mëdha, por i falënderoj lojtarët”, u shpreh Idrizi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *