June 2025
M T W T F S S
 1
2345678
9101112131415
16171819202122
23242526272829
30  
June 6, 2025

Ramadani e pranon barazimin

Ndeshje me pak raste për shënim e ka vlerësuar trajneri i Gjilanit, Zekirija Ramadani, barazimin me Trepçën ’89 në “Riza Lushta” në Mitrovicë.

Trepça ’89 e Gjilani barazuan të dielën 0:0 në ndeshjen e xhiros së 31-të të elitës kosovare të futbollit.

“Në aspektin taktik, ekipi nuk ishte keq. Në pjesën e parë ngrita zërin për Yll Hoxhën dhe Armend Halilin, jo pse ata ishin keq në aspektin taktik, por nuk ishin të freskët disi. Iu mungoi shpirti luftarak. Por ata janë lojtarë me përvojë të madhe në futboll. Në 45 minutat e para të ndeshjes nuk reaguam mirë. Kjo ndeshje kishte pak raste. As nuk krijuam shumë e as nuk i lejuam kundërshtarit të krijojë shumë. Sidoqoftë, nuk dua t’ia mohoj kundërshtarit pikën e fituar. E uroj për pikën”, theksoi Ramadani.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *