June 2026
M T W T F S S
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
2930  
June 1, 2026

Bad News Eagles nis ditën me sukses në turneun “ESL Challengers” në Melbourne

Ekipi kosovar Bad News Eagles dje u mirëpritën në Australi nga futbollisti i Kombëtares sonë Valon Berisha ku ata po luajn në Turneun “ESL Challengers” në Melbourne.

Ata nisën diten e sotme me fitore në turneun e Counter-Strike: Global Offensive në Melbourne, Australi.

Në ndeshjen e parë, ata triumfuan ndaj ekipit vendas Vertex me rezultatin 16:10 në “Vertigo”. Në këtë përballje, “Juanflatroo” dhe “gxx-” u shfaqën si lojtarët më të dalluar për BNE-në. Ndërkohë, në ndeshjen e dytë, Bad News Eagles pësoi një humbje të vështirë ndaj ekipit spanjoll Movistar Riders, me rezultatin 16:11 në hartën “Inferno”.

Me një fitore dhe një humbje në këtë turne, ekipi kosovar do të luajë sot ndeshjen e tretë, duke pritur të fitojnë dhe të shpërndajnë 50 mijë dollarë shpërblim për fituesin e turneut. Nëse BNE fiton turneun, ata do të garojnë në ligën më të madhe të Counter-Strike, “ESL Pro League”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *