Tifozët e Olympiacosit shkaktojnë trazira në fushë pas humbjes nga AEK-u, duan t’i rrahin lojtarët e tyre!

Tifozët e Olympiacosit duket se e kanë marrë shumë afër zemrës humbjen nga AEK-u i Athinës në derbin e futbollit grek.

Pas ndeshjes, tifozët e Olympiacosit, i cili humbi 1:3 në xhiron e 31-të, përfunduan në fushë duke shkaktuar trazira, shkruan “Gazeta Express”.

https://streamja.com/embed/Qoza3

Tifozët e revoltuar dëshironin të futeshin edhe në dhomat e zhveshjes për t’i sulmuar fizikisht lojtarët e tyre, por që policia greke e pamundësoi një gjë të tillë.

Në stadium nuk munguan as mjetet piroteknike, të cilat e bënë fushën një mjegull përkohësisht.

Siç dihet, në Olympiacos luajnë edhe dy futbollistë shqiptarë, Zymer Bytyqi dhe Pajtim Kasami.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *