Ballkani i pamshirshëm ndaj 89’shit, Gjilani fiton sërish, Dukagjini merr një pikë në “Zahir Pajaziti”

Elita e futbollit të Kosovës javën e 30-të e ka përfunduar me tri ndeshjet e sotme, ku Ballkani ka shënuar një fitore të thellë ndaj Trepçës ‘89 me rezultat 7-2, të dielën në Suharekë. Albin Berisha dhe Albion Rrahmani kanë shënuar nga dy gola, ndërsa Lumbardh Dellova, Edvin Kuç dhe Van Dave Harmon kanë realizuar një gol secili për Ballkanin. Në anën tjetër, Armend Gashi dhe Adu-Kwaw kanë shënuar në fund dy gola ngushëllues për Trepçën ‘89.

Me këtë fitore, Ballkani është kthyer në krye të tabelës me 61 pikë, një më shumë se Drita. Ndërkohë, Trepça ’89 mbetet në vendin e tetë me 33 pikë.

Në ndeshjen tjetër, Gjilani ka fituar me rezultat minimal 1-0 kundër Drenicës para tifozëve të vet në shtëpi, me Baton Zaberxhën që shënoi golin e fitores në minutën e 50.

Ndërsa në sfidën e tretë të ditës, Llapi dhe Dukagjini kanë luajtur baras 1-1 në ‘Zahir Pajziti’. Shala ka shënuar për Dukagjinin, ndërsa Alidma për Llapin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *