September 2026
M T W T F S S
 123456
78910111213
14151617181920
21222324252627
282930  
September 6, 2026

Gjilani mposht Llapin edhe për herë të dytë për të kaluar në finalen e madhe

Gjilani ka shënuar fitore ndaj Llapit me rezultat 1-0 në ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Kupës së Kosovës.

Edhe ndeshjen e parë e kishin fituar gjilanasit në ‘Zahir Pajaziti’ me rezultat 2-1 dhe me rezultat të përgjithshëm prej 3-1 kalojnë tutje.

Goli i vetëm i takimit erdhi në minutën e 34-të nga Arbnor Ramadani që përfitoi nga asistimi i Përparim Islamit.

Llapi tentoi të barazojë rezultatin deri në fund, por nuk ia arriti.

Gjilani do të takohet me Prishtinën në finalen e madhe të Kupës së Kosovës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *