June 2026
M T W T F S S
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
2930  
June 2, 2026

Në Amerikë realizohet gol fantastik / Portieri as që e sheh topin nga goditja e fuqishme

Chicago Fire mbrëmë ka mposhtur Minesotën me rezultat 2:1 para tifozëve të tyre në ndeshjen e xhiros së shtatë të sezonit të ri të MLS-së amerikane dhe ndeshja është shënuar me një detaj në minutën e 57-të kur mysafirët ngushtuan rezultatin në 2:1.

Në minutën e 57-të, Minesota arriti të shkurtojë rezultatin në 2:1 kur Kervin Arriaga shënoi gol nga gjuajtja e lirë dhe ky ishte detaji për të cilin të gjithë po flasin.

Minesota fitoi një goditje dënimi rreth 30 metra larg portës kundërshtare dhe padyshim që portieri vendas, Chris Brady, nuk ka menduar se ka rrezik të madh për goditje direkte.

Megjithatë, rezultoi se Brady bëri një gabim të madh duke vendosur vetëm një lojtar në barikadë dhe duke nënvlerësuar goditjen e Arriaga.

Arriaga befasoi portierin e Chikagos me një gol fantastik…

https://twitter.com/fodboldword/status/1645158389348192256?s=20

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *