June 2026
M T W T F S S
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
2930  
June 2, 2026

Batatina i lumtur me fitoren e thellë ndaj Drenicës – e do një vend në Evropë

Llapi e mposhti me rezultat të thellë Drenicën 4-0 në kuadër të javës së 28-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Trajneri i skuadrës nga Podujeva, Tahir Batatina ka thënë pas ndeshjes se janë ekip që luftojnë për vendin e tretë.

“Jam i kënaqur me paraqitjen e lojtarëve. Nuk ishte dita jonë në ndeshjen e kaluar, gjë që është normale dhe pësuam një humbje pa meritë”, ka thënë fillimisht ai për ArtSport.

“Por, sot treguam që jemi ekip që luftojmë për vendin e tretë dhe të sigurojmë finalen e Kupës. Kjo fitore hap rrugën për një vend në Evropë”.

“I përgëzoj lojtarët për angazhimin dhe luftën e madhe në fushë. Rezultatin e ndeshjes së parë gjysmëfinale të Kupës nuk e diskutoj”.

“Kemi ekip për të rikthyer dhe për të kaluar në finale”, ka shtuar më tej Batatina. /

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *