Irani kërkon që SHBA të përjashtohet nga Botërori

Në prag të duelit me SHBA-në, në Botërorin e Katarit, Irani i kërkoi FIFA-s që ta përjashtojë këtë kombëtare nga Kupa e Botës.
Federata e Futbollit të SHBA-së postoi në mediat sociale flamurin kombëtar iranian pa simbolin qendror dhe tha se mbështet protestuesit në atë vend.
Qeveria iraniane akuzoi amerikanët për heqje e emrit të Allahut nga flamuri dhe i bëri thirrje FIFA-s që të përjashtonte Shtetet e Bashkuara nga Kupa e Botës dhe kërkoi një pezullim me dhjetë ndeshje.
Daily Mail raporton se simboli u kthye më vonë në flamurin e postuar në faqen e internetit të Federatës së Futbollit të SHBA-së.
Kujtojmë se protestat kundër qeverisë kanë nisur prej muajsh në Iran pas vdekjes së 22-vjeçares kurde Mahsa Amini, e cila u ndalua nga policia pasi sipas ligjeve atje, kishte veshur rroba të papërshtatshme.
Shtetet e Bashkuara dhe Irani kanë pasur më parë marrëdhënie të dobëta mes dy vendeve dhe do të luajnë në Kupën e Botës në Katar të martën. SHBA-të do të kalojnë në fazën e 16-të vetëm me fitore, ndërsa Iranit i duhet një pikë për të qëndruar në Botëror.