Lojtari i kombëtares argjentinase akuzohet për përdhunim
Gonzalo Montiel me kombëtaren e Argjentinës fitoi Kupën e Botës në Katar dhe shijoi një parajsë futbolli, por vetëm pak muaj më vonë ai po jeton në ferr.
Golashënuesi i penalltisë së fundit në finalen ndaj Francës akuzohet për sulm seksual, të ndodhur katër vite më parë.
“Akti ka ndodhur më 1 janar 2019, gjatë festës së ditëlindjes së Montiel, ku disa persona kanë marrë pjesë në shtëpinë e futbollistit dhe kanë depërtuar në turmë. Vajza është një modele, e cila nuk pi alkool, por pas dy pijeve në ditëlindjen e Montiel ishte pothuajse pa ndjenja dhe kriminelët e përfituan nga kjo”, tha avokatja Raquel Hermida për “Radio 10” argjentinase.
Vajza ka pasur një lidhje të shkurtër dashurie me futbollistin argjentinas dhe tashmë akuza është zgjeruar për shkak të kërcënimeve që ka marrë nga familja e tij.
