June 2026
M T W T F S S
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
2930  
June 2, 2026

Hadergjonaj: Duam tri pikët ndaj Andorrës

Kosova e ka nisur mbarë kampanjën për kualifikimin në Kampionatin Evropian “Euro 2024”, që do të mbahet në Gjermani.

“Dardanët” luajtën 1:1 të shtunën mbrëma kundër Izraelit.

E një ditë më vonë, futbollisti Florent Hadëgjonaj tha se arritën që ta marrin një pikët goxha të rëndësishme.

“Tani fokusin e kemi te ndeshja e të martës ku me përkrahjen tuaj duam tre pikët. Forca Kosova”, tha Hadërgjonaj.

Të marten, ekipi i Alain Giresse do të luajë ndeshjen e dytë kualifikuese.

Në “Fadil Vokrri”, Kosova do të përballet me Andorrën, ku synim është fitorja.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *