February 2026
M T W T F S S
 1
2345678
9101112131415
16171819202122
232425262728  
February 13, 2026

Prishtina merr tri pikë në “Bajram Aliu”, Malisheva frenon Dritën

Kanë përfunduar dy ndeshjet e sotme të javës së 26-të në Albi Mall Superligë. Prishtina ka fituar në udhëtim te Drenica me rezultat 1:0, në stadiumin “Bajram Aliu” në Skenderaj.

Golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi qendërmbrojtësi Bujar Pllana, në minutën e 33-të të ndeshjes.

Në minutën e 22-të, Prishtinës iu anulua një gol i Leotrim Kryeziut për pozitë jashtë loje, pas shikimit të situatës në VAR.

Ndërkaq, në ndeshjen tjetër Drita nuk arriti të marrë më shumë se një pikë si mysafire me Malishevën, duke e mbyllur takimin baras 0:0.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *