Bayern Munichu fiton trilerin e tetë golave ndaj Augsburgut, Mërgim Berisha shënoi dy herë

Bayern Munichu ka fituar me rezultat të thellë 5-3 ndaj Augsburgut në ndeshjen e vlefshme për javën e 24-të në Bundesliga.
Bavarezët kanë marrë edhe fitoren e tretë radhazi në kampionat, duke rikthyer pozitën e parë pasi ka kaluar tri pikë para Borussia Dortmundit.
Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me dominim absolut të vendasve, por të parët në epërsi kaluan mysafirët.
Ishte sulmuesi shqiptar, Mergim Berisha (3’), i cili shënoi një gol të bukur për 0-1, por Joao Cancelo (15’) u përkujdes t’i barazojë shifrat në 1-1.
Benjamin Pavard shënoi fillimisht në minutën e 19-të për 2-1, e pastaj në minutën e 35-të për 3-1, para se Leroy Sane (45’) t’i dërgoj në pushim me rezulton 4-1.
Në pjesën e dytë, përsëri Bayerni ishte skuadër më e mirë, por mysafirët shënuan dy gola, kundrejt një të vendasve.
Përsëri mysafirët ishin të parët që shënuan me anë të Berishës (60’), i cili shënoi nga penalltia për 4-2, ndërsa Alphonso Davies (75’) dërgoi epërsinë në 5-2.
Kur pritej që ndeshja të mbyllej, ashtu nuk mendoi edhe Irvin Cardona, i cili në minutat shtesë vulosi rezultatin përfundimtar 5-3.
Pas kësaj fitore, Bayerni e sheh veten në pozitën e parë me 52 pikë, ndërsa Augsburgu i 13-ti me 27 pikë.
Në ndeshjen e ardhshme, Bavarezët luajnë në udhëtim te Bayer Leverkuseni, teksa Augsburgu e pret Schalken.