April 16, 2024

Malisheva – Llapi përfundon pa fitues

1 min read

Ka përfunduar pa fitues dhe pa gola dueli mes Malishevës dhe Llapit 0-0.

Dy skuadrat në këtë ndeshje vinin nga humbjet dhe luanin shumë kujdesshëm, kryesisht në mesfushë.

Megjithatë përkundër që patën raste shënimi, një gjëje të tillë nuk ia arritën as vendasit e as mysafirët.

Kësisoj 45 minutat e para të ndeshjes u mbyllën ashtu siç filluan me rezultat të bardhë 0-0.

Edhe në pjesën e dytë dy ekipet patën raste të mira shënimi, por pa mundur të shënojnë gola.

Në fakt vendasit realizuan minutat e fundit të ndeshjes me Alban Shillovën, por që goli i tij u anulua për shkak pozitës jashtë loje.

Kësisoj në fund rezultati ishte baras 0-0 dhe dy ekipet u desh të kënaqen me nga një pikë.

Malisheva mbetet në vendin e tetë me 19 pikë, derisa Llapi një pozitë më lart me një pikë më shumë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *