Kosova pëson humbje nga Bosnja e Hercegovina
Kombëtarja e Kosovës në hendboll ka pësuar humbje nga Bosnja e Hercegovina, në kuadër të kualifikimeve për Euro 2024. Ndeshja e zhvilluar në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë, në një atmosferë mjaft të mirë u mbyll me fitoren e boshnjakëve, me rezultat 25:22, transmeton Futbolli.info. Kosova në disa periudha të ndeshjes shfaqi lojë shumë të mirë dhe kishte mundësi për të marrë rezultat më të mirë, por i kushtoi presioni dhe ngutia në disa raste, gjë të cilën mysafirët e shfrytëzuan në maksimum. Ndeshjen e radhës Dardanët e hendbollit e zhvillojnë të dielën në Tuzëll ndaj të njëjtit kundërshtar. Kjo ishte humbja e tretë e Kosovës në këtë cikël kualifikues, pasi paraprakisht kishte humbur edhe nga Mali i Zi dhe Sllovenia.
