February 2026
M T W T F S S
 1
2345678
9101112131415
16171819202122
232425262728  
February 13, 2026

Andin Lokaj godet KOK-un: Është limunadë politike!

Komentatori i njohur i sportit, Andin Lokaj ka goditur Komitetin Olimpik të Kosovës, duke e quajtur “Limunadë politike”. Lokaj e ka kritikuar KOK-un për mohimin e dhënies së çmimit për punëtorin e vitit për kreun e FFK-së, Agim Ademi, në manifestimin e mbrëmshëm “Laureatët e Vitit 2022”.

Postimi i plotë i Lokajt:

Komiteti Olimpik si një tërësi organizative jo vetëm te ne por edhe në rrafshin ndërkombëtar, nuk është gjë tjetër përveq se një LIMUNADË Politike.

Rasti i fundit te ne ku KOK ia mohon Kryetarit të FFK-së Agim Ademit, çmimin e punëtorit të vitit e dëshmon fuqishëm konstatimin më lartë.

Jo që brengoset i pari i futbollit tonë për “mirënjohjet” e KOK-ut tonë, por është brengosës fakti që edhe njëherë u dëshmua se mentaliteti i atyre që mendojnë se kanë bërë gjë të madhe duke mohuar punën e atyre që me të vërtetë vlejnë, mbetet MENTALITET RURAL.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *