Arbër Zeneli feston ditëlindjen, Ademi me urim special
Sot feston ditëlindjen një nga futbollistët më të mirë të Kombëtares së Kosovës dhe një nga liderët e saj, Arbër Zeneli. Ai është figurë kyçe në suksesin e Dardanëve në ndeshjet e rëndësishme.
Një urim për Zenelin e ka bërë edhe presidenti i FFK-së, Agim Ademi. Ai në urimin e tij ka shprehur shpresën se në ditëlindjen e 28-të të Zenelit të kenë sukses dhe të kualifikohen në Euro 2024. Ndërkohë që i menjëhershëm ka qenë reagimi i lojtarit që e ka falënderuar të parin e FFK-së për urimin.


