Modric po ja prishë planet e Real Madridit

Real Madrid ka përjetuar një tjetër mbrëmje të paharrueshme në Champions League. Skuadra e Carlo Ancelotti-t ka mundur 5-2 Liverpool-in në Anfield pasi ka kaluar në disavantazh 2-0 në minutat e para të ndeshjes së parë të 1/8-ave.
Një nga heronjtë e mbrëmje ka qenë i përjetshmi Luka Modric. Pavarësishte se shtatorin e ardhshëm do të mbushë 38 vjeç, mesfushori kroat as që mendon t’i thotë lamtumirë futbollit dhe prova ka ardhur në Anfield nga paraqitja e radhës mbresëlënëse.
Kohët e fundit mesfushori është shprehur i bezdisur në lidhje me zërat që qarkullojnë në lidhje me moshën e tij dhe rinovimin e kontratës që skadon qershorin e ardhshëm me madrilenët.
Sipas prestigjiozes Marca, Real Madrid ka disa plane të qarta, por Modric ka ndërmend të bëjë gjithçka është e mundur që këto plane të dështojnë falë paraqitjeve të tij.
Ish-Topi i Artë e ka konfirmuar përsëri këtë duke bërë një tjetër ndeshje të mrekullueshme në Champions League, duke qenë protagonisti absolut is fidës kundër Liverpool-it.