Fishekzjarre para hotelit në orën 2 të mëngjesit për t’ua prishur gjumin “Mbretërve” | VIDEO
Lojtarët e Real Madridit nuk kanë kaluar një natë të këndshme në Liverpool, ku sonte duhet të vrapojnë në “Anfield Road” në kuadër të 1/8-tës së Ligës së Kampionëve.
Tifozët e klubit anglez organizuan një ndezje spektakulare të fishekzjarreve për “Mbretërit” jashtë hotelit në orën 02:00, me qëllim që t’ua prishnin gjumin dhe ndoshta t’i çaktivizonin para ndeshjes me ekipin e tyre të zemrës.
Liverpooli është pa fitore në gjashtë ndeshjet e fundit ballë për ballë kundër Real Madridit dhe shpreson që sonte t’i japë fund serisë negative.
