June 2026
M T W T F S S
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
2930  
June 3, 2026

Trepça ’89 e fiton me rezultat zyrtar ndeshjen ndaj Feronikeli ‘74

Trepça ’89 është kualifikuar në çerekfinale të Kupës së Kosovës në futboll, ndonëse në fushë u mposht nga Feronikeli ’74.

Klubi mitrovicas kishte paraqitur ankesë, duke pretenduar se Feronikeli ’74 ka aktivizuar lojtarë që nuk janë regjistruar sipas rregullores për regjistrimin, statusin dhe transferimin e lojtarëve.

Feronikeli ’74 kishte fituar 1:0 ndeshjen e një të tetës së finales së Kupës së Kosovës. Ai rezultat fillimisht nuk ishte regjistruar nga Komisioni i Garave, ndërsa të martën ky Komision e ka regjistruar me rezultat zyrtar, 3:0, në të mirë të ekipit mitrovicas.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *