February 2026
M T W T F S S
 1
2345678
9101112131415
16171819202122
232425262728  
February 13, 2026

FFK dhe Ademi e përkujtojnë trajnerin legjendar Qiro Bllazheviq

Federata e Futbollit të Kosovës ka përkujtuar trajnerin legjendar kroat Mirosllav Qiro Bllazheviq, që vdiq të mërkurën në moshën 87-vjeçare.

FFK-ja ka kujtuar Qiron si trajner të dashur për komunitetin e futbollit në Kosovë, pasi që udhëhoqi me pasion e sukses gjeneratën e artë të Prishtinës në vitet 1985/86.

“Qiro vazhdimisht kishte shprehur simpatinë e tij për Kosovën, teksa periudhën e kaluar te Prishtina e vlerësonte si të veçantë për shkak të dashurisë së madhe që i ofruan futbollistët, drejtuesit dhe tifozët e klubit. Prehu në paqe Legjendë!” thuhet në postimin e FFK-së të mërkurën.

Për vdekjen e Qiros ka reaguar edhe i pari i FFK-së, Agim Ademi. Ai ka vlerësuar rolin dhe kontributin e trajnerit kroat ndër dekada.

“Futbolli sot humbi njërin prej trajnerëve më të famshëm të Ballkanit, legjendën kroate Mirosllav Qiro Blazheviq. Karriera e tij ishte e bujshme e me plot suksese historike ndër dekada. Qiro ishte ndër personalitetet më të dashura për komunitetin e futbollit në Kosovë në vitet 80-ta, kur me shumë sukses e drejtoi skuadrën e Prishtinës në ligën elitare të ish-shtetit federativ”, ka shkruar ndër të tjera Ademi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *