June 2026
M T W T F S S
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
2930  
June 3, 2026

E frikshme, portieri i Kombëtares së Kosovës humb kujtesën në fushë

Tirana mundi në transfertë Egnatian me rezultatin 1-2, në sfidën e vlefshme për javën e 20-të të Superiores.

Pas ndeshjes foli edhe trajneri i bardhebluve, Orges Shehi me theks të veçantë për lëndimin e Visar Bekajt që për një moment humbi kujtesën.

“Bekaj është mirë, ka një të çarë në buzë, në fushë nuk po mbante mend asgjë ndërsa tani mban mend dhe golin që pësoi. Shpresova që Visari mos dilte, isha në dilemë për Përgjonin dhe Hilën, Përgjoni e mbron më mirë, por kishim frikë, e rëndësishme do të ishte mos merrnim goditje. Sfida më Vllazninë është e fortë, kemi një javë të plotë për ta përgatitur, sdo kemi Aleksin por futbolli është i tillë”, u shpreh Shehi gjatë një prononcimi për “Oversport”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *