Busquets së shpejti i bashkohet kësaj skuadre
Inter Miami tashmë është në pritje të Sergio Busquets. Skuadra amerikane ka muaj që po planifikon sezonin e ardhshëm. Mes përforcimeve shihet edhe mesfushori i Barcelonës.
Skuadra e MLS do të çlirojë një pjesë të mirë të buxhetit për transferime, me largimin e sulmuesit peruan, Claudio Pizarro. Presidenti i Inter Miami, David Beckham, është i bindur se Busquets do t’i bashkohet skuadrës së tij në qershor.
Madje ai beson që në të ardhmen të marrë edhe Lionel Messit, duke e ditur se është pothuajse e pamundur për momentin, këtë sezon, të marrë kampionin e botës.
