July 2024
M T W T F S S
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
293031  
July 4, 2024

Christian Mba flet si lojtar i Partizanit: Një ndjenjë e mrekullueshme të jem këtu, dua ta ndihmoj ekipin tim të arrijë objektivat

1 min read

Christian Mba është transferimi i bujshëm i skuadrës së Partizanit në merkaton e janarit.

Sulmuesi 23 vjeçar nga Nigeria u transferua për një shifër rekordre 180 mijë euro nga Trepça ’89.

“Demat” do të paguajnë 180 mijë euro për sulmuesin, i cili ka nënshkruar një kontratë për 3 vite e gjysmë. Sulmuesi 23-vjeçar ka shkëlqyer gjatë sezonit vjeshtor në Kosovë, teksa ka shënuar 10 gola e ka dhënë 5 asistime në 18 paraqitje, duke qenë lideri i skuadrës nga Mitrovica.

Mba është bashkuar tashmë me skuadrën e Partizanit dhe po përgatitet për sezonin pranveror atje, me klubin që shpreson se ka gjetur zëvendësuesin e duhur për Xhuljano Skukën e transferuar në Metz.

Në një prononcim për ‘GazetaBlic Sport’ nga Shqipëria, Christian Mba u shpreh i lumtur për kalimin tek Partizani, kurse tha se synon që të ndihmoj ekipin të arrijë objektivat.

Ai foli gjithashtu edhe për të ardhmen, ku tha se çfarëdo që vjen më pas do të jetë një plus i madh për të, duke aluduar për ndonjë transferim edhe më të madh në Evropë.

Ishte një pritje e mrekullueshme tek klubi i ri. Një ndjenjë e mrekullueshne poashtu që jam këtu. Prioriteti im i parë është të ndihmoj ekipin tim të arrijë objektivat e këtij sezoni dhe çfarëdo që të ndodhë më pas është një plus për mua”, tha Mba.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *