July 2024
M T W T F S S
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
293031  
July 4, 2024

Shqiptari i parë që luajti për Zvicrën! Ironia e fatit ia la ndeshjen e parë kundër Shqipërisë

1 min read

Milaim Rama ishte lojtari i parë shqiptar që ka luajtur për Zvicrën.

Në vitin 1993 do të largohej nga Kosova drejt Zvicrës si adoleshent. Babai i tij kishte disa vite që jetonte në Zvicër dhe më pas tërhoqi edhe familjen. Deri në atë kohë, Rama kishte luajtur vetëm “futbollin e rrugës”.

Hapat do të nisnin nga divizioni i pestë në Zvicër për të mbërritur te një ftesë e Kombëtares. Si për ironi e fatit, ndeshja e parë e Milaimit si lojtar i helvetëve do të ishte ndaj Shqipërisë në Gjenevë. “E kujtoj mirë atë ditë. Kisha emocione të jashtëzakonshme, sidomos kur këndohej himni kombëtar”, tha Rama në “Fol Shqip Show”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *