July 2024
M T W T F S S
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
293031  
July 4, 2024

Bashkimi nuk udhëtoi fare në Podgoricë për ndeshjen e Ligës Ballkanike, pritet ta humbë takimin në tavolinë

1 min read

Ndeshja e Bashkimit në Ligën Ballkanike kundër ekipit malazez, KK Milenijum nuk do të luhet, ka njoftuar faqja zyrtare e Ligës Ballkanike.

Klubi nga Prizreni nuk ka udhëtuar fare në Podgoricë për takimin me skuadrën malazeze.

Sipas asaj që njofton LB, Bashkimi ka deklaruar se janë disa anëtarë të ekipit të sëmurë.

Kësisoj, Bashkimi pritet ta humbë këtë ndeshje me rezultat zyrtar.

NJOFTIMI I PLOTË:

“KK Milenijum – KB Bashkimi nuk do të luhet. Ishte caktuar për sot, më 31 janar në Podgoricë dhe nikoqirët dhe gjyqtarët ishin gati për ndeshjen.

Herët në mëngjes, shefi i KB Bashkimi ka njoftuar drejtuesit e Delasport Balkan League se skuadra nuk do të udhëtojë në ndeshje.

Arsyeja e deklaruar është një sëmundje në ekip, e cila ka prekur shumë anëtarë të ekipit.

Liga nuk mund të detyrojë asnjë ekip të udhëtojë dhe të luajë por do të veprojë sipas rregulloreve të ligës dhe FIBA-s.

Ndeshja nuk do të luhet sot dhe vendimi zyrtar për rezultatin e kësaj ngjarje do t’u dërgohet nesër 2 klubeve dhe federatave.

Komisioneri dhe gjyqtarët njoftohen se ndeshja nuk do të luhet dhe ata largohen dhe kthehen në shtëpi”./

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *