July 2024
M T W T F S S
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
293031  
July 4, 2024

Alves: Unë do të pranoj çfarëdo që vjen, asgjë nuk më tremb

1 min read

Dani Alves ndodhet në paraburgim pa kusht që prej 20 janarit, i akuzuar për përdhunimin e një vajze 23-vjeçare më 30 dhjetor në klubin e natës Sutton në Barcelonë.

Gazeta ‘La Vanguardia’ bën të ditur se avokati Cristobal Martell do të paraqesë ankesë në Gjykatën e Barcelonës.

Dani Alves po vazhdon me procesin e tij të përshtatjes me regjimin e burgut, pavarësisht se ka kërkuar lirimin me kusht.

Burime nga gazeta ‘La Vanguardia’ raportojnë se “nuk ka trajtim të favorshëm apo masa të jashtëzakonshme” me Dani Alves në burgun Brians 2.

Gazeta e Barcelonës publikon se, sipas burimeve të saj, Dani Alves do të kishte thënë në burg se “Unë do të pranoj çfarëdo që të vijë. U largova nga shtëpia kur isha mezi 15 vjeçar. Kam kapërcyer situata shumë të vështira dhe të komplikuara në jetën time. Kjo do të jetë një tjetër që do të kalojë. Asgjë nuk më frikëson”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *