Ballkani kalon pa telashe në 1/8 e finales

Nov 24, 2022

Kampioni në fuqi i Kosovës, Ballkani, është kualifikuar në 1/8 e finales së Kupës së Kosovës. Në ndeshjet e fundit të fazës së 1/16 së finales, e cila u zhvillua sot në Istog, skuadra e drejtuar nga Ilir Daja e mposhti skuadrën e Ligës së Parë, Phoenix, me rezultat 3:1. Golat e fitores për “portokallezinjtë” i realizuan Zarubica (23’), Kuç (64’) dhe Gripshi (87’).

Dje ndodhi befasia më e madhe e kësaj faze të garave, pasi Liria e eliminoi Dritën, teksa befasi të këtij rrethi kanë qenë edhe Flamurtari dhe Prizreni, që kanë eliminuar Drenicën, përkatësisht Istogun.