July 2024
M T W T F S S
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
293031  
July 4, 2024

Granit Xhaka: Para tri vjetësh e preka fundin, tash jam lider dhe në majë

2 min read

Granit Xhaka është zgjedhur mbrëmë futbollisti i vitit në Zvicër. Mesfushori kosovar e kurorëzoi kështu një vit fantastik, të cilin e kaloi. Ai ndihet i lumtur për këtë vlerësim, ndërsa i falënderoi të gjithë atë që e ndihmuan të arrinte deri këtuGranit Xhaka është zgjedhur futbollisti më i mirë i vitit 2022 në Zvicër.Mesfushori kosovar u nderua në “Natën e Futbollit të Zvicër”, që u mbajt mbrëmë në Casino Bern.30 vjeçari u shpërblye kështu nga Federata Zvicerane e Futbollit dhe nga Liga Zvicerane e futbollit për vitin fantastik që e kaloi.

Përfaqësuesi zviceran në këtë garë i mposhti shokët e skuadrës, Yann Sommer dhe Manuel Akanji, shkruan “Express”.

Futbollisti i Arsenalit u shpreh i lumtur që u zgjodh më i miri i vitit.

Në vitin që shkoi, ai shkëlqeu me Arsenalin dhe me Kombëtaren e Zvicrës në Botërorin e Katarit.

“Jam mjaft krenar për këtë çmim. Ju falënderoj të gjithëve. E falënderoj trajnerin, familjen dhe të gjithë ata që besuan tek unë. Tri vjet me parë e preka fundin në Arsenal dhe tash jam atje si lider dhe në majë të tabelës. Çmimi do të thotë shumë për mua”, ka thënë kapiteni i “Helvetikëve”.Ai synon ta fitojë titullin e kampionit me Arsenalin dhe ta kurorëzojë kështu një sezon fantastik që po e kalon me “Topçinjtë”.

Xhaka u shpall futbollisti i vitit në Zvicër për herë të dytë.Herën e parë këtë ndjenjë e kishte përjetuar në vitin 2017.Xhaka ka marrë urime të shumta nga personalitete të ndryshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *