Dy skuadrat më të mira të Konferencës Perëndimore në NBA, San Antonio Spurs dhe Los Angeles Lakers, kanë regjistruar fitore të reja në ndeshjet e zhvilluara gjatë natës.
San Antonio fitoi në udhëtim ndaj Sacramento Kings me rezultat 123:107, pavarësisht mungesës së yllit të skuadrës, Victor Wembanyama, i cili nuk luajti për shkak të një lëndimi në shpinë.
Lider i Spursave ishte Stephon Castle, me 28 pikë, 11 asistime dhe tetë kërcime. Te Sacramento, Domantas Sabonis kontribuoi me 20 pikë dhe 11 kërcime.
Fitore shënuan edhe Los Angeles Lakers, që mposhtën Utah Jazz me rezultat 109:94.
Luka Donçiq ishte më efikasi në këtë takim me 28 pikë, por slloveni nuk pati një mbrëmje të mirë sa i përket gjuajtjeve. Ai realizoi vetëm tetë nga 24 tentimet për dy dhe tri pikë, përfshirë tri nga 14 tentimet për tri pikë.
Megjithatë, kontributi i tij ishte vendimtar në fitoren e Lakersave.
Rezultatet e natës në NBA
- Charlotte – Memphis 111:117
- Philadelphia – Portland 111:128
- Indiana – Oklahoma City 125:120
- Minnesota – Brooklyn 142:116
- Toronto – Milwaukee 111:116
- Chicago – Cleveland 122:108
- New Orleans – Phoenix 119:123
- Houston – LA Clippers 116:104
- LA Lakers – Utah 109:94
- Sacramento – San Antonio 107:123