Coach Jose Mourinho (Real Madrid CF) looks on prior to the LaLiga EA SPORTS 2026/2027 match between Atletico Madrid and Real Madrid CF. Final score: Atletico Madrid 2-1 Real Madrid CF.//SOPAIMAGES_Federico-Titone-1452314/Credit:Federico Titone / SOPA Images/SIPA/2609210826,Image: 1136993680, License: Rights-managed, Restrictions: , Model Release: no , Credit line: Federico Titone / SOPA Images / Sipa Press / Profimedia
Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho, ka dhënë një përgjigje plot humor kur u pyet për deklaratën e Luis Enriques, i cili kishte thënë se do të pranonte uljen e pagës vetëm për të mos marrë pjesë në konferenca për shtyp.
Portugezi, megjithatë, nuk mendon njësoj si kolegu i tij dhe e bëri të qartë se nuk do të hiqte dorë nga asnjë pjesë e pagës për këtë arsye.
“Unë nuk do ta pranoja. Të njëjtat konferenca për shtyp, e njëjta pagë. Mos ma prekni pagën!”, u përgjigj me shaka Mourinho, duke shkaktuar të qeshura.
Në konferencën për shtyp para ndeshjes kundër PSV Eindhovenit në Ligën e Kampionëve, Mourinho foli edhe për formën e Vinicius Juniorit, duke shprehur besimin se braziliani do të rikthehet në nivelin e tij më të mirë.
Sipas trajnerit portugez, Viniciusi është ende i ri dhe ka potencialin për të treguar sërish futbollin që e ka bërë një prej emrave të rëndësishëm të futbollit botëror.
“Është lojtar i ri. Njerëzit ndoshta harrojnë se ai erdhi shumë i ri dhe ndoshta arriti shumë herët një nivel jashtëzakonisht të lartë. Ka fituar gjithçka. Por, siç them gjithmonë, edhe kur të tjerët e kritikonin, ai është vërtet një djalë i mirë dhe shumë empatik. Kjo është thelbësore”, deklaroi Mourinho.
Ai beson se kartoni i kuq dhe pezullimi prej katër ndeshjesh mund ta kenë ndërprerë ritmin e brazilianit, pikërisht në momentin kur po rikthehej në formën e dëshiruar.
Mourinho pret që Viniciusi të ketë ndikim edhe në përballjen e radhës, duke shpresuar ta shohë në versionin e tij më të mirë.