October 25, 2026

Interi me përmbysje dramatike, mposht Fiorentinën në minutat shtesë

Db Milano 25/10/2026 - campionato di calcio serie A / Inter-Fiorentina / foto Daniele Buffa/Image nella foto: esultanza gol Piotr Zielinski,Image: 1146473032, License: Rights-managed, Restrictions: PUBLICATIONxNOTxINxITA, Model Release: no , Credit line: www.imagephotoagency.it / imago sportfotodienst / Profimedia

Interi ka shënuar një tjetër fitore me përmbysje në Serie A, duke e mposhtur Fiorentinën me rezultat 2:1 në kuadër të xhiros së kampionatit italian.

Skuadra zikaltër ishte në disavantazh deri në minutat e fundit të ndeshjes, por arriti t’i sigurojë tri pikët me dy gola të shënuar në fund të takimit.

Fiorentina kaloi e para në epërsi në minutën e 65-të, kur Himenez realizoi një gol të bukur nga distanca për 0:1.

Interi reagoi në minutën e 91-të, kur Marcus Thuram shënoi për 1:1, duke rikthyer shpresat e vendasve për fitore.

Drama kulmoi pak minuta më vonë, kur gjyqtari akordoi penallti për Interin. Përgjegjësinë e mori Piotr Zielinski, i cili shënoi për 2:1 dhe vulosi përmbysjen e madhe të skuadrës nga Milano.

Me këtë fitore, Interi konfirmon edhe një herë aftësinë për t’i kthyer ndeshjet në favor të vet, pasi këtë sezon ka grumbulluar 13 pikë në takimet ku fillimisht ishte në disavantazh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *