October 20, 2026

Fofana hap zemrën pas largimit nga Milani: Pati mënyra të tjera për të më larguar, por nuk mbaj mëri

Mesfushori francez Youssouf Fofana ka thyer heshtjen pas largimit nga AC Milan, ku u transferua te Sevilla në trajtë huazimi. Në një intervistë për gazetën spanjolle “El País”, 27-vjeçari ka analizuar prapaskenat e merkatos së verës, marrëdhënien me drejtuesit e klubit kuqezi dhe ambientimin e tij të ri në La Liga.

Për mënyrën se si u largua nga Milani: “Mendoj se gjërat mund të ishin menaxhuar ndryshe. Kishte rrugë dhe mënyra të tjera për të më larguar nga Milani, por futbolli profesionist i ka këto dinamika. Sidoqoftë, nuk mbaj asnjë meri apo inat me askënd te klubi. Ishte një përvojë që më ndihmoi të rritem si lojtar dhe si person”.

Për kalimin te Sevilla dhe ambientimin në Spanjë: “Ardhja te Sevilla ishte vendimi i drejtë në momentin e duhur. Këtu kam gjetur një ambient shumë mikpritës, një grup me energji pozitive dhe një projekt që më përshtatet. Qëllimi im është të jap maksimumin çdo javë dhe të ndihmoj ekipin të arrijë objektivat e sezonit”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *